Pas seancës së konstituimit, përfaqësuesit e Trupit të ripërtërirë Koordinues për jugun e Serbisë do ta vizitojnë bazën ushtarake „Cepotin”
E premte, 10 qershor (presheva) – Përfaqësuesit e Trupit të ripërtërirë Koordinues për jugun e Serbisë do ta vizitojnë bazën ushtarake ”Cepotin” pas seancës së konstituuimit të Trupit Koordinuës, e cila do të mbahet më 29 qershor, ka njoftuar të premten ”AVP”. Në këtë senacë konstituuive është paralajmëruar gjithashtu ardhja e kryetarit dhe kryeministrit të Republikës së Serbisë, Boris Tadiqi dhe Vojisllav Koshtunica. Përfaqësuesit politikë shqiptarë, madje edhe ata që janë përfshirë në Trupin Koordinues kanë kundërshtuar nevojën e ndërtimit të bazës ushtarake në «Cepotin», duke e cilësuar si «provokim për popullatën shqiptare». Sipas planit të paraparë të martën në Bujanoc është dashur të bëhet konstituimi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Më 3 mars të këtij viti në selinë e OSBE – së në Beograd, Riza Halimi, Nagipi Arifi, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu dhe ai i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani kanë nënshkruar marrëveshjen për hyrjen e përfaqësuevse shqiptarë në Trupin Koordinues për jugun e Serbisë. Por, kryetarët e komunave të Preshevës dhe të Bujanocit, Riza Halimi dhe Nagip Arifi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me konstituimin e Trupit Koordinues pas një takimi të përbashkët në Preshevë.
- Që në fillim PVD – ja ka paraqitur vërjetjet e veta lidhur me rekonstruimin e Trupit Koordinues dhe mund të thuhet se një pjesë e vërejtetjeve tona është përfillur. Jam i bindur se para se të mbahet mbledhja konstituive është i domosdoshëm një takim apo disa takime të punës, ku do tejkaloheshin problemet e paraqitura. Pas kësaj atëherë mund ta kemi një takim që mund të jetë edhe politik apo promovues ku me siguri do të marrin pjesë udhëheqësit e lartë shtetëror të Serbisë dhe përfaqësuesit e ambasadave në Beograd – ka thënë Riza Halimi për «RTV Presheva».
Ndërkaq, Nagip Arifi pohoi se për fat të keq Qeveria e Serbisë ende po vazhdon me taktizime.
- Sot me telefon u informuam për prolongimin e ditës së konstituimit të Trupit Koordinues. Madje ata nuk përjashtuan mundësinë se për shkak të obligimeve të kryetarit të shtetit dhe të kryeministrit, ajo do të shtyhet ndoshta për muajin e ardhshëm. Si shqiptarë, kur e kemi sjellur vendimin që të hyjmë në Trupin Koordinues kemi menduar se do t’i zgjedhim problemet të cilat janë grumbulluar me vite të tëra në këto komuna – ka deklaruar Arifi duke shtuar se përfaqësuesit shqiptarë janë të gatshëm të bisedojnë me qeveritarët serbë për t’i zgjidhur problemet aktuale.
![]()
Krijoni Kontakt